Trump në Davos: Pa SHBA do flisnit gjermanisht, më jepni Groenlandën – është një copë akulli

spot_img
Advertisements

Po të mos ishte Amerika, sot do të flisnit gjermanisht ose japonisht”- me këtë fjali provokuese Donald Trump e hapi fjalimin e tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, duke rikthyer narrativën e rolit vendimtar të Shteteve të Bashkuara në fitoren e Luftës së Dytë Botërore dhe në shpëtimin e Evropës.

Ai theksoi se ishte SHBA ajo që sakrifikoi, luftoi dhe vendosi themelet e rendit të sotëm ndërkombëtar, duke lënë të kuptohet se aleatët perëndimorë kanë ende një borxh historik ndaj Uashingtonit.

Duke kaluar nga historia te politika aktuale, Trump iu referua drejtpërdrejt Groenlandës si një interes strategjik jetik për sigurinë kombëtare amerikane dhe me tone ironike tha se nëse aleatët “i japin SHBA-së një copë akulli”, Amerika do të jetë mirënjohëse, por nëse thonë “jo”, atëherë “do ta kujtojmë” këtë përgjigje, një frazë që u interpretua gjerësisht si kërcënim i tërthortë diplomatik.

Ai e përshkroi marrëdhënien me Evropën si të pabalancuar, duke thënë se SHBA ka mbajtur barrën kryesore të mbrojtjes për dekada, ndërsa shumë vende evropiane kanë dobësuar ushtritë e tyre dhe kanë përfituar nga ombrella amerikane pa dhënë mjaftueshëm në këmbim.

Trump kritikoi politikat evropiane të tregtisë, energjisë dhe emigracionit, duke sugjeruar se këto po e dobësojnë kontinentin dhe po e bëjnë më të varur nga Uashingtoni.

Ai paralajmëroi se politika e tij do të mbështetet vetëm te interesi kombëtar amerikan dhe se “Amerika nuk do të mbrojë më falas askënd”, duke nënvizuar se epoka e kompromisit pa kushte ka përfunduar dhe se marrëdhëniet me aleatët do të varen gjithnjë e më shumë nga gatishmëria e tyre për t’iu përgjigjur kërkesave strategjike të SHBA-së.

spot_img

Latest articles

Related articles