Shërbimi sekret grek synon destabilizimin e drejtësisë në Shqipëri. Godet GJKKO

spot_img
Advertisements

Shërbimi sekrete grek, EYP ka “prodhuar” një vendim në mungesë të gjykatës së Janinës, për të nxjerrë të dënuar gjyqtaren e GJKKO Irena Gjoka për falsifikim të vizës.

Edhe pse Prokuroria e Përgjithshme nuk ka ka çuar asnjë dosje në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

EYP grek përmes agjentëve të saj në Shqipëri solli disa dokumente në gjuhën greke, me vula e firma, të përcjella në media nga njerëzit e PD, për të nxjerrë të kompromentuar sistemin e drejtësisë.

Autoritetet greke nuk e kishin këtë dokument kur OMN, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, e kërkoi që në 26 shkurt 2020, por sipas interesit të shërbimeve greke nxirren dokumentet për destabilizim të sistemit të drejtësisë. Si për çdo gjyqtar të GJKKO OMN ka bërë verifikime në të gjitha shtetet ku është deklaruar vendin qëndrimi apo kalimi kufiri. Përgjigja ka qenë zero, 0, probleme.

Më e çuditshme ka qenë fakti që këto dokumente në gjuhën greke janë valëvitur nga persona të cilët as dinin greqisht dhe as kanë qenë ndonjëherë në Greqi.

Irena Gjoka është gjyqtare e GJKKO për dosjen e Sali Berishës dhe Ilir Metës, dy aleat që e tregojnë haptazi aleancën me Greqinë, përmes Fredi Belerit dhe Vangjel Dules, si masha në politikë. Ceremonia mortore e Janullatos e bëri të dukshme Aleancën.

spot_img

Latest articles

Related articles