Teksa kryeministri Edi Rama ka shprehur idenë e mbyllje së Rtsh, Kuvendi i Shqipërisë do të hapë një kanal televiziv. Sipas projeksioneve të para mediatike, ky projekt do të kushtojë që në nisje 500 mijë euro, por mund të tejkalojë 1 milion euro.
Socialistët duan të prodhojnë lajme vet mbi veprimtarinë e Kuvendit dhe të kenë një redaksi ku japin intervista mbi punën e deputetëve.



