Kreu i partisë “Mundësia” Agron Shehaj, pas përfundimit të Kuvendit, është shprehur se ardhja e zv.kryeministres Belinda Balluku në sallën e parlamentit, ishte një turp.
Shehaj ka komentuar gjithashtu dhe letrën e Trump dërguar Shqipërisë për të qenë pjesë anëtare e Bordit të Paqes për Gazën, duke thënë se e njëjta i ka shkuar dhe diktatorit të Bjellorusisë.
Shehaj tha se më datë 22 janar, Gjykata Kushtetuese do të vendosë për Belinda Ballukun dhe do të tregojë nëse të gjithë janë të barabartë përpara ligjit.
“Vazhdon turpi në parlament,. Sot ishte ulur zv,kryeministrja për të cilën SPAK ka lëshuar një urdhër-arresti. Sot ka disa ditë që të gjithë përfaqësuesit e mazhorancës janë të lumtur dhe po shesin një letër që i ka shkuar Ramës, që i ka shkuar dhe diktatorit të Bjellorusisë nga presidenti Trump. Këtë e kanë shpëtim drejtësie. Kjo është thjeshtë një mashtrim, e vërteta është se në datën 22 janar GJK duhet të vendosi nëse janë të gjithë të barabartë përpara ligjit. Rama i trembet këtij vendim dhe përdor gjithçka për të ndikuar në vendimin e GJK. Se e di që nëse pezullojnë Ballukun, mund të pezullojnë dhe Ramës”, tha Agron Shehaj



