Trump i dha çelësat e Gazës, Rama: Nuk do paguaj 1 miliard euro

spot_img
Advertisements

Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetin social “X” u është pqërgjigjur akuzave të opozitës për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Bordin e Paqes, pas ftesës së presidentit të SHBA Donald Trump.

Rama ka hedhur poshtë pretendimet se vendi jonë do të paguaj 1 miliard euro për pjesëmarrjen në Bordin e Paqes, teksa shtoi se kjo nuk është as një marrëveshje për të sjellë palestinezët në Shqipëri.

Postimi i plotë i Edi Ramës:

Tenxheret politike mediatike po bubullojnë e gërrgërrojnë aq fort sa thua se në Bordin e Paqes së Presidentit Trump nuk është ftuar Shqipëria, po një vend armik i Shqipërisë!

Në Bordin e Paqes janë ftuar të gjitha shtetet e OKB

GËNJESHTËR

Shqipëria do të paguajë 1 miliardë EURO

GËNJESHTËR

Palestinezët do të vijnë në Shqipëri

GËNJESHTËR

E vërteta është shumë e thjeshtë se sa ç’pjell, sidomos në çdo rast kur nderohet Shqipëria, mllefi i injorancës dhe inati i ligësisë:

Tenxheret politike e mediatike të mexhelisit tonë janë teneqera të zhurshmshme Shqipërisë së vjetër, ndërsa kjo që po vazhdojmë të ndërtojmë me shumë mund e këmbëngulje të madhe është një Shqipëri Tjetër, e dinjitetshme ndërkombëtarisht dhe e respektuar botërisht.

Sa për mua personalisht, rëndësi ka vetëm besimi i shumicës së shqiptarëve, që më kanë ngjitur e mbajtur katër herë në majën e shtetit shqiptar dhe respekti i atyre që janë në majat e botës a të Europës, i cili më duhet mbi të gjitha për të nderuar e lartësuar Shqipërinë.

Ky është një moment i jashtëzakonshëm i Shqipërisë, ku tërbimi i tenxhereve thjesht na siguron se sa më shumë lehin qentë, aq më përpara është duke shkuar karvani.

spot_img

Latest articles

Related articles