“Film me producent nga Dubai”, kështu e ka cilësuar analisti Lavdrim Lita arratisjen spektakolare nga spitali i Durrësit të Altin Ndocit.
I ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, Lita tha se në gjithë këtë ngjarje të gjithë bënë sikur, duke theksuar se kjo ishte një ngjarje e mirëmenduar nga të gjithë aktorët e pranishëm.
Pjesë nga biseda:
Lita: Është një film që ka kushtuar miliona euro, është financuar nga Dubai. Aty bënte gjasme mjeku që jep një recetë për vizitë te kirurgu, recetën e vulos edhe drejtori i burgut, i cili harron të lajmërojë edhe policinë, bëjnë gjasme sikur e ndjekin nga mbrapa me syze të errëta.
Borakaj: Ai kishte ikur ndërkohë.
Lita: Kanë bërë gjasme sikur. Producentët e filmit janë në Dubai. Atë makinën me të cilën është arratisur e njeh gjithë Durrësi. Pyet një shef krimesh dhe ta tregon.




