Mbretëria e Bashkuar ka shpallur në kërkim një shtetas shqiptar 26-vjeçar, i identifikuar si Armando Marku, i cili akuzohet për përfshirje në vrasjen e një 32-vjeçari në qytetin Hartlepool, ngjarje e ndodhur në vitin 2019.
Sipas autoriteteve britanike, disa persona të tjerë të lidhur me këtë çështje janë arrestuar dhe dënuar gjatë viteve të fundit, ndërsa Marku mbetet ende në arrati. Hetuesit dyshojnë se ai ka lënë territorin e Mbretërisë së Bashkuar dhe aktualisht ndodhet jashtë vendit.
Policia e Cleveland, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Krimit dhe struktura ndërkombëtare ligjzbatuese, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe lokalizimin e të dyshuarit. Gjatë muajve të fundit, këto hetime kanë çuar në arrestime të reja, përfshirë ndalimin dhe ekstradimin nga Belgjika të një shtetasi tjetër të përfshirë në këtë çështje.
Policia u bën thirrje qytetarëve që mund të kenë informacion mbi vendndodhjen e Armando Markut, të kontaktojnë autoritetet përkatëse.




