Kryeministri Edi Rama ndodhet në Abu Dhabi, ku po merr pjesë në panelin e Samitit të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm, nën kujdesin e veçantë të Presidentit Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan.
Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama foli për energjinë e gjelbër dhe plani që pritet të zhvillohet mes Emirateve të Bashkuara dhe Italisë.
Rama theksoi gjithashtu se në fund të vitit 2028, Shqipëria do të arrijë sovranitet të plotë dhe nuk do të blejë më energji nga jashtë.
“Jemi me fat sepse kemi burimet bidrike dhe jemi 100% me energji të ripërtëritshme. Burime ujore do të thotë që ne varemi nga Allahu. Kur Allahu qesh e nuk qan shumë, ne duhet ti drejtohemi importit.
Plani po ecën mirë dhe në fund të 2028 do të jemi plotësisht sovran dhe nuk do të blejmë energji nga jashtë. Kmei një bashkëpunim strategjik dhe kjo ka ndodhur falë këtij vendi dhe falë udhëheqësit të madh tuaj që ka vizionin e njerëzimit që shkon përtej kufijve.
E kemi nisur këtë gjë dhe ambicia, falë edhe mentorit tonë, është që bashkë me Emiratet e Bashkuara dhe Italinë të kemi bashkëpunim trepalësh. Të kemi një ngarkesë në shqipëri me 3 gb dhe përmes një kabulli lidhës në Itali ti shërbejmë Europës me energji të gjelbër dhe të bëjmë para.
Shifrën e saktë nuk do ja u them”, tha Rama.



