Një situatë që të kujton një “tigër prej letre” | nga Behgjet Pacolli

spot_img
Advertisements

Deri kur do të vazhdojnë përpjekjet për t’i qëndruar përballë drejtësisë këta të ashtuquajtur “tigra prej letre”, që zhurmojnë në errësirë?

Mjafton durimi: ata do të shpërbëhen sapo të përballen me drejtësinë e paanshme dhe korrekte.

Drejtësia mund të vonojë, por në fund vjen gjithmonë.

Unë dhe vëllezërit e mi jemi mësuar të veprojmë vetëm me punë të ndershme, integritet, sinqeritet dhe korrektësi, si themele të patjetërsueshme të çdo individi dhe të çdo shoqërie të drejtë, si dhe të çdo procesi ligjor korrekt dhe të paanshëm.

Çështjen e Aeroportit të Vlorës ia besojmë DREJTËSISË.

Nuk na frikësojnë veprimet e errëta, shantazhet, kërcënimet primitive, presionet e paligjshme apo tentativat për të deformuar vendimmarrjen gjyqësore, sepse ne besojmë në DREJTËSI dhe jemi të bindur se të gjithë mekanizmat primitivë dhe të dënueshëm si:

frikësimet, kërcënimet, përpjekjet për ndikim mbi gjyqtarë apo institucionet e drejtësisë, pazaret nën tavolinë, falsifikimet, si dhe simulimet e rreme të ligjshmërisë — janë veprime të përkohshme, që mund të krijojnë presion afatshkurtër, por që nuk mund dhe nuk do ta mbajnë peng të vërtetën.

“Tigri prej letre” mund të frikësojë përkohësisht, por përballë ligjit, provave dhe së vërtetës, shkatërrohet pa lënë asnjë gjurmë.

Aeroporti i Vlorës po realizohet dhe do të realizohet në përputhje të plotë me ligjin.

Secila palë do të marrë dhe do të përfitojë vetëm atë që realisht i takon dhe e meriton, jo përmes mashtrimit, kërcënimit apo ndikimeve të paligjshme të individëve që shesin dinjitetin për përfitime të momentit, me qëllim cenimin e së drejtës legjitime për mbrojtjen e një investimi me kapital të ligjshëm që kap vlerën qindra milionë euro, si dhe duke hedhur padrejtësisht hije mbi kredibilitetin dhe imazhin e institucioneve të Republikës së Shqipërisë.

E keqja mund të bëjë zhurmë. Por nuk mund të ndalë të vërtetën.

Latest articles

Related articles