Wizz Air vijon të zgjerojë rrjetin e saj nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës me shpalljen e dy linjave të reja direkte që do të nisin operimin si pjesë e sezonit veror 2026, duke forcuar më tej lidhjen e Shqipërisë me destinacione kyçe evropiane.
Rrugët e reja do lidhin Tiranën drejtpërdrejt me Kalamatan, Greqi, dhe Santanderin, Spanjë, duke zgjeruar praninë e Wizz Air në Evropën Jugore dhe Perëndimore dhe duke iu përgjigjur kërkesës në rritje për udhëtime turistike dhe kulturore. Kalamata do t’i bashkohet rrjetit të Wizz Air si një stacion i ri, duke zgjeruar më tej praninë e linjës ajrore në Greqi.
Nga sezoni veror 2026, Wizz Air do të operojë një shërbim të ri direkt mes Tiranës dhe Kalamatës, duke shënuar fillimin e operimeve të linjës ajrore në Aeroportin e Kalamatës. Kjo linjë do të operojë dy herë në javë, të martën dhe të shtunën, me fluturimin e parë të planifikuar më 31 mars 2026. Paralelisht, Wizz Air do të prezantojë edhe një lidhje të re direkte mes kryeqytetit shqiptar dhe Santanderit, e cila do të operojë gjithashtu dy herë në javë, të enjten dhe të dielën, me fluturimin e parë të planifikuar më 29 mars 2026.
Biletat për të dyja linjat janë tashmë në shitje në wizzair.com dhe përmes aplikacionit zyrtar WIZZ, me çmime që nisin nga 2,490 ALL për Kalamatan dhe 2,990 ALL për Santanderin, duke u dhënë pasagjerëve mundësinë të planifikojnë udhëtimet e tyre për verën 2026 që në fillim dhe të përfitojnë nga mundësi udhëtimi të përballueshme.
Kalamata, e vendosur në rajonin jugor të Peloponezit në Greqi, njihet për trashëgiminë e saj të pasur kulturore, vijën bregdetare mesdhetare dhe afërsinë me zona historike si Mesena e Lashtë dhe Gadishulli i Manit. Si një destinacion turistik në rritje, Kalamata tërheq vizitorë që kërkojnë një ndërthurje të historisë, gastronomisë dhe përvojave në natyrë, duke e bërë atë një shtojcë tërheqëse në rrjetin në zgjerim të Wizz Air në Greqi dhe një stacion të ri për linjën ajrore.
Santanderi, i vendosur në bregun verior të Spanjës, në rajonin e Kantabrisë, ofron një kombinim të kulturës urbane dhe peizazheve natyrore, me plazhet e Atlantikut, qendrën historike të qytetit dhe vijës së gjelbër bregdetare të Spanjës veriore. Qyteti shërben si një portë hyrëse drejt rajonit të Kantabrisë dhe u ofron udhëtarëve mundësi si për pushime urbane, ashtu edhe për udhëtime të orientuara drejt natyrës, duke forcuar lidhjen e Wizz Air mes Shqipërisë dhe Spanjës.
Salvatore Gabriele Imperiale, Menaxher i Komunikimit në Wizz Air, u shpreh: “Zgjerimi i rrjetit tonë nga Tirana mbetet një prioritet kyç për Wizz Air. Nisja e këtyre dy linjave të reja pasqyron angazhimin tonë të vazhdueshëm për të ofruar mundësi udhëtimi të përballueshme dhe të përshtatshme, duke forcuar njëkohësisht lidhjen e Shqipërisë me destinacione të rëndësishme evropiane. Jemi të kënaqur t’u ofrojmë pasagjerëve tanë edhe më shumë zgjedhje për sezonin veror 2026. Let’s Wizz!”
Me shtimin e këtyre linjave të reja, Wizz Air vijon të mbështesë rritjen e turizmit, lidhjen rajonale dhe rritjen e mundësive për njerëzit që të lëvizin më lehtë, më shpesh dhe më shpejt, duke forcuar pozicionin e Tiranës brenda rrjetit evropian në zgjerim të linjës ajrore. Aktualisht, Wizz Air ofron nga Shqipëria 63 linja drejt 61 qyteteve në 20 shtete, duke rritur lidhjen dhe mundsit e udhëtimit si për vendasit, ashtu edhe për vizitorët. Në vitin 2025, linja ajrore operoi pothuajse 31,000 fluturime nga dhe drejt Tiranës, duke transportuar mbi 6.5 milionë pasagjerë, me 99.83% të fluturimeve të realizuara, një nga normat më të mira në industri. Që nga nisja e operimeve në Shqipëri në vitin 2017, Wizz Air ka transportuar pothuajse 20 milionë pasagjerë, ka krijuar vende pune direkte për mbi 500 anëtarë ekuipazhi dhe ka mbështetur më shumë se 16 mijë vende pune në industri të ndërlidhura.
DREJTIMET E REJA TË WIZZ AIR NGA TIRANA
DREJTIMI
FREKUENCA
TRAIFAT DUKE FILLUAR NGA
FLUTURIMI I PARË
TIRANA – KALAMATA
E martë dhe e shtunë
2490 ALL
31 mars 2026
TIRANA – SANTANDER
E enjte dhe e diel
2990 ALL
29 mars 2026


