Këshilli Shqiptar për Teknologjinë dhe Inovacionin (ACTI) është shoqata që drejtohet nga biznesmeni Ermal Beqiri, në të cilën janë anëtarësuar rreth 50 kompani shqiptare dhe të huaja që kanë si objekt aktivitetin e tyre në fushën kompjuterike dhe dixhitalizimit.
Ky këshill është krijuar vitin e kaluar në dhjetor 2024, me qëllim zbatimin e një projekti teknologjik me vlerë miliona euro, që qeveria “Rama 4” synon të ndërtojë në zonën e Xhafzotaj të Durrësit.
Bëhet fjalë për një projekt të quajtur “Durana Tech Park”, ku pronare e saj është Korporata e Investimeve Shqiptare, drejtoreshë e së cilës është Elira Kokona, ndërsa administrator të saj janë emëruar Gjergji Taho dhe Florensa Kovaçi.
“Durana Tech Park”, rezultun e rregjistruar në 20 shkurt 2025 në Qëndrën Kombëtare të Biznesit dhe është themeluar gati 1 muaj e gjysëm, pasi Ermal Beqiri krijoi shoqatën “ACTI”.
Pjesa më e madhe e kompanive shqiptare, ju bashkuan kësaj shoqate ACTI, ku anëtarët e saj u ndanë në disa kategori, si: anëtarë Individual të cilët duhet të paguajnë një tarifë prej 50 euro në vit.
Anëtarë Silver, të cilët duhet të paguajnë një tarifë prej 1 mijë euro në vit, anëtarë Gold, të cilët duhet të paguajnë një tarfifë prej 5 mijë euro në vit dhe anëtarë Platinium për të cilët nuk ka një tarifë zyrtare, por drejtuesi Ermal Beqiri, sugjeron ta kontaktojnë.
Çdo anëtar Individual, Silver, Gold dhe Platinium ka akses në disa të dhëna, në raport me vlerën e pagesës që kryen.
Anëtarë të kategorisë Platinum janë kompanitë Soft Solution e Ermal e Beqirit, “Helius Sistem”, “Fastech”, “Hard Tech”, “Albict”, “Kreatx”, “DEV”, “Communication Progres” e të tjera.
Ndërsa tek kategoria “Gold Members” janë “Horizon” sërisht e Ermal Beqirit, “ALBA SCAN”, “Introvus Solutions”, “R-T Group”, “Evolutivo Albania”, “ATOM Computers”, “ISEC”, “Synapse” TES-96, “Axians”, “EA-Solution”, “Atrax Softëare Solution”, “Starnet”, “CyberFarm”, “Baboon”, “Fenix” dhe kompani të tjera që numri i tyre shkojnë diku tek 50 të tilla.
Gazetari Elton Qyno ka mësuar se “ACTI”, është thembra e Akilit pasi nga këtu pilotohen projektet inovative që çelen më pas nga institucioknet qeveritare përfshirë këtu dhe AKSHI-n.
Këshilli i “ACTI” është strofka ku krijohen Bashkimet e Operatorëve Ekonomike, krijohen marëveshjet për investime në sektorin publik, ku përlahen më pas tendera miliona euro për investime në teknologji, shuma këto që rrjedhin nga taksat e shqiptarëve.
Kjo shoqatë drejtohet nga Ermal Beqiri, lidhje shumë e ngushtë e biznesmenit Ergys Agasi.


