Në një deklaratë të fundit, Adriatik Lapaj ka theksuar se protesta e tij nuk është një nismë e mbështetur nga ndonjë parti politike, por një veprim qytetar për të shpëtuar Shqipërinë nga ajo që ai e quan “regjim”.
Lapaj, i cili po proteston para Kryeministrisë për një periudhë të gjatë, ka bërë thirrje për bashkimin e qytetarëve, duke shmangur çdo lloj simbolike të partive politike.
“Nuk më duhet tryezë për tu ulur dhe të bashkojmë partitë politike, edhe Berishën. Mua më duhen qytetarët, nuk dua flamuj partie, dua flamuj kombëtarë. Kam dalë si qytetar dhe jo si përfaqësues i partisë politike. Këtu është koha për Shqipërinë dhe jo për partinë. Në momentin që ne e rrëzojmë këtë regjim, do të vazhdojmë të kandidojmë me logot e tyre.”


