“Salillari” harron të hedhë kripë në rrugën e Kombit, 20 makina bëjnë aksident

spot_img
Advertisements

20 automjete u përplasën sot në Rrugën e Kombit. Në seri disa prej tyre. Arsyeja është ngrica në rrugë!Të gjithë shqiptarët, edhe më të painformuarit, e dinin se ditëve të Vitit të Ri do kishte përkeqësim të motit çka do të thotë që ngricat në rrugë janë të paevitueshme! Sidomos në atë zonë.

Shteti shqiptar ka kontraktuar një kompani që quhet Albanian Highway Concension për të mirëmbajtur ekskluzivisht distancën Milot Morinë, rreth 109 km rrugë. 5 euro paguan çdo makinë që kalon asaj ane për të paguar këtë kompani. E nëse paratë e të gjitha makinave që kalojnë nuk e kënaqin konçesionarin, vetë shteti shqiptar ua plotëson dëshirat. Të mos kesh hedhur kripë në rrugë gjatë kësaj periudhe të vitit është krim, është vrasje me dashje. Të gjithë të dëmtuarit në këtë rast duhet të hedhin në gjyq koncesionarin që rrit fitimin vit pas viti por nuk ka kripë për të hedhë në rrugë!

Latest articles

Related articles