Pronari i Megatek në kërkim, kush e ka parë të njoftojë policinë

spot_img
Advertisements


Pronari i Megatek Dionis Teqja prej të paktën tri javësh i shmanget një procesi civil me ortakët e tij. Ndodhur në këto kushte, kur Teqja nuk gjendet në banesë apo adresën e punës, Gjykata e Tiranës ka vendosur të bëjë njoftim publike, duke e shpallur në kërkim.

Bëhet fjalë për një çështje civile mes aksionerëve të një prej kompanive ku Teqja është ortak, konkretisht shoqëria postare “T.N.T Express Albania” sh.p.k. Sipas dokumentacionit gjyqësor, mosparaqitja e tij në seancë dhe pamundësia për ta njoftuar me postë apo forma të tjera ligjore kanë çuar gjykatën në përfundimin se vendndodhja e tij nuk dihet.Në këto kushte, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Rrethi Tiranë, ka vendosur që njoftimi për Dionis Teqjan të kryhet përmes shpalljes publike, në zbatim të nenit 133 të Kodit të Procedurës Civile.

Sipas të dhënave zyrtare, çështja civile mban numrin 1234 dhe daton më 10 dhjetor 2025. Paditës është Thanas Hyseni, ndërsa të paditur rezultojnë Ferdinand Haxhiaj, Dionis Teqja, shoqëria “RADMAIL” sh.p.k. dhe “T.N.T Express Albania” sh.p.k. Palë e tretë në proces është përfshirë edhe Qendra Kombëtare e Biznesit. Objekti i padisë lidhet me pavlefshmërinë e një vendimi të asamblesë dhe kërkesën për sigurim padie.

Rasti i Dionis Teqjas, një prej emrave më të njohur të biznesit në vend, ngre pikëpyetje mbi mungesën e tij në një proces civil të rëndësishëm dhe faktin që drejtësia është detyruar ta “kërkojë” përmes shpalljeve publike, një procedurë që zakonisht aplikohet për persona të paarritshëm ose me vendndodhje të panjohur.

Latest articles

Related articles