Ekipi i Partisë Socialiste të Tiranës ka trokitur gotat në prag të ndërrimit të viteve, në një ceremoni të zhvilluar mbrëmjen e djeshme të Pallati i Brigadave. I pranishëm ka qenë kryeministri Edi Rama që ka publikuar edhe një video nga mbrëmja festive.
Por nëse për disa ka qenë festë, disa të tjerë kanë “shkëlqyer” me mungesën e tyre.Bëhet fjalë për “gardën e vjetër” të Partisë Socialiste, të cilët kanë zgjedhur të mos i bashkohen trokitjes së gotave për fundvit, duke përforcuar zërat se situata në kampin socialist nuk është aq rozë sa prezantohet.Në Pallatin e Brigadave nuk kanë shkuar Petro Koçi, Pandeli Majko, Erion Braçe, Fatmir Xhafaj, Arben Pëllumbi, Ermonela Felaj, Etjen Xhafaj, Mimi Kodheli, Plarent Ndreca, etj.
Ndërkohë, përsa u përket të pranishmëve, atje kanë qenë pothuajse të gjithë anëtarët e kabinetit qeveritar, dy nga bashkëdrejtuesit e qarkut, Blendi Gonxhe dhe Ogerta Manastirliu, zëvendësministri Xhemal Qefalia, Halit Valteri dhe pjesa më e madhe e të rinjve në strukturat e ekipit socialist të kryeqytetit.


