Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, i ftuar në “Fan Club”, tregoi se Ilir Vrenozi është banori i tij i preferuar në sezonin e pestë të “Big Brother VIP”. Ai shpjegoi se lidhja mes tyre nuk është vetëm politike, por edhe personale: “Jemi akoma te fasulet, kur gatuaj fasulet në shtëpi i çojmë mesazh njëri-tjetrit”, tha ai me humor.
Kur u pyet nëse do të ishte i gatshëm të hynte vetë në shtëpinë e BBV5, Korreshi ishte i qartë:“Personalisht nga jeta ime aktive, nuk mund të qëndroj në izolim. Të flesh me një vajzë në Big Brother do të thotë të rrish gjithë natën pa gjumë, më mirë të rri rehat te shtëpia ime.”Deputeti tregoi se ndjek programin me interes, duke u bërë tifoz i mikut të tij, dhe nxiti komentet e fansave për lidhjen e veçantë që ka me banorin e njohur.


