Vlora 3 ditë pa ujë, Bruna Mersini dhe deputetët e PS mbrëmje Gala! SKANDAL

spot_img
Advertisements

VLORA PA UJË – ZYRTARËT NË GALA

Qytetarë të Vlorës,
sot jemi sërish pa ujë madje sipas pritshmërive edhe nesër. Jo për shkak të ndonjë fatkeqësie natyrore, por sepse sistemi është i kalbur nga paaftësia dhe papërgjegjshmëria.

Ndërkohë që familjet mbushin bidona dhe nuk lahen dot prej 4 ditësh…..

Ujësjellësi feston mbrëmë deri vonë darkën e Vitit të Ri në restorant “Beluga”.
Sonte, Bashkia dhe deputët e emëruar bëjnë mbrëmje gala në Teatrin “Petro Marko”.

Kjo nuk është thjesht mungesë ndjeshmërie.
Është fyerje publike ndaj çdo qytetari të Vlorës.

Kur qyteti nuk ka ujë, nuk ka asnjë arsye morale për shampanjë, drita dhe tapete të kuq.
Kjo tregon gjithçka:
Ata nuk qeverisin për njerëzit, por për veten e tyre.

NGRIHUNI DHE I MERRNI ME SHQELMA!

Vlora nuk është dekor për fotot e tyre.

nga Gjergj Nika, anëtar i këshillit bashkiak

Latest articles

Related articles