Zhdukja e mbi 900 shishe verë të sekuestruar nga SPAK biznesmenit Ergys Agasi, është kthyer në vëmendjen e opinionit publik në vendin tonë. Shishet e verës që raportohen se kapin vlerën e milionave eurove në treg, u zhdukën pa lënë gjurmë nga kantina e biznesmenit të shpallur në kërkim nga SPAK për pengmarrje dhe abuzim me fondet e tenderave publik.
Por duket se ky nuk është rasti i vetëm ku “asetet” e sekuestruara, zhduken. Sipas dokumenteve të publikuara të Agjencisë së Administrimit të Aseteve të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), 31 dele janë zhdukur pa dhënë asnjë shpjegim brenda një muaji.
“Weblajm” ka publikuar shifrat e një akandi të zhvilluar në muajin mars nga AAPSK, ku në procesverbal shënohej se ishin 87 dele për shitje, të racës Lakon Franceze, me vendndodhje në Darësh, Komuna Linzë.


