Dosja e vjedhjes së fonde e IPARD në duart e kreut të SPAK, Klodian Braho

spot_img
Advertisements

Hetimet për abuzimet me fondet IPARD II, SPAK rikonfirmon vijimin e procedimeve. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka rikonfirmuar se hetimet për abuzimet me fondet e programit IPARD II vijojnë ende. Për shkak të sekretit hetimor, SPAK deklaron se nuk mund të ndajë detaje me publikun.

Në përgjigje të interesimit nëse ka apo jo zyrtarë aktualë ose ish-zyrtarë nën hetim, SPAK shprehet:

“Bazuar në nenet 103 dhe 279 të Kodit të Procedurës Penale, veprimet hetimore që kryhen në fazën e hetimit paraprak përbëjnë sekret hetimor. Duke iu referuar këtyre neneve, nuk mund të bëjmë me dije veprimet hetimore apo rezultatet e tyre.”

Ky hetim ka më shumë se një vit që zhvillohet në SPAK dhe është nën drejtimin e prokurorit Klodian Braho, i cili prej pak ditësh mban edhe detyrën e kreut të SPAK.

Mes personave të dyshuar për këtë aferë përmenden ish-ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, e cila më herët ka mbajtur edhe postin e drejtoreshës së AZHBR-së, si dhe zyrtarë publikë e biznesmenë. Sipas dyshimeve, këta të fundit kanë përfituar mijëra euro nga fondet e destinuara për fermerët, përmes projekteve fiktive dhe dokumentacionit të falsifikuar/Arsen Rusta/weblajm

Latest articles

Related articles