Goditet grupi i trafikut të drogës në Tiranë, 22 persona të arrestuar e 11 në kërkim!EMRAT

spot_img
Advertisements

Një grup që merrej me trafikun e drogës, është goditur nga policia e Tiranës, ku janë lëshuar 33 masa arresti. Policia ka mundur të ekzekutojë 22 masa sigurie, ku 5 prej tyre bëhet fjalë për persona të arrestuar më parë. Gjithashtu janë shpallur në kërkim edhe 11 persona të tjerë.

Në prangat e policisë kanë rënë: Renaldo Dalipi, Engelbert Pjetri,Armandi Hajdini, Olsi Mici,Fatjon Cela (Çela), Xhon Boci, Laert Murataj, Artan Pullazi, Erald Sina, Blerim Mali, Gentjan Vercani, Valerjos Bushi, Olkid Hajdari, Dylber Alijaj, Angjelos Mema, Majdi Musa,Jurgen Hekurani, Erdison Gjella, Abdurahman Bollati, Klodian Rrucaj, Indri Nakaj dhe Genti Kraja.

“Blutë” e kryeqytetit bëjnë me dije se nga ky aksion kanë sekuestruan rreth 500 gramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë; 10 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe 100 doza të kësaj lënde; 5 automjete; 28 celularë; 6 peshore elektronike dhe 3 000 euro.

Ndërsa po ashtu, në njoftim theksohet se lëndët narkotike shiteshin në lokale, tabakino, dhe taksi.

Grupi funksiononte në disa zona si Bllok, Kamëz, Laprakë, Selitë, Tiranë e Re, Shkozë, Ali Demi, Xhamllik, Pazari i Ri, Shkolla e Kuqe, Astir, Myslym Shyri dhe Komuna e Parisit.

Latest articles

Related articles