Kaos në Vlorë, rrihen lojtarët. Tifozët e Flamurtarit futen në fushë, godasin gjyqtarin

spot_img
Advertisements

Ka degraduar në dhunë e kaos ndeshja e futbollit në Vlorë mes Flamurtarit dhe Teutës pas tensioneve të shumta në fushën e lojës. Një konflikt mes lojtarëve ka nxitur edhe reagimin e tifozëve, duke përshkallëzuar dhe situatën.

Tifozët vendas janë futur në fushë dhe kanë goditur lojtarët, duke detyruar ndërprerjen e ndeshjes. Menjëherë ka pasur prani të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Forcat Shqiponja, për të vënë situatën nën kontroll.

Takimi i vlefshëm për javën e 17-të të Superiores u ndërpre në minutën e 68-të. Mësohet me dije se disa persona janë shoqëruar në komisariat për aktin e dhunshëm. Sherri nisi për goditjen e futbollistit të Teutës Muço Boçi që ishte edhe Autori i golit të avantazhit për durrsakët.

Ndërkohë pasi ndërhyri policia ndeshja është rikthyer me stadiumin e boshatisur për t’u luajtur. Ndeshja ndërkohë është barazuar 1-1 në minutën e 90-të nga Chantakias.

Latest articles

Related articles