Gazetari njohur i kronikës politike, Muhamed Veliu ka raportuar sot detaje eskluzive nga mbledhja 5 orëshe në Këshillin e Mandative. Redaksia mëson se kreu i SPAK, Klodian Braho, ka deklaruar se në USB me prova për Belinda Ballukun janë rreth 16 mijë faqe.
Më tej burimet e Tch saktësojnë se Braho, duke folur për aksesin që do të kenë anëtarët e Këshillit në USB, do të duhet të firmosin një deklaratë konfidencialiteti, të përpiluar nga Prokuroria e Posaçme.
Kryetar i Kuvendit, Niko Peleshi, i tregoi kreut të SPAK, se edhe Kuvendi i ka gati deklaratat e konfidencialitetit, megjithatë Braho ka ngulmuar që anëtarët e Këshillit do të duhet të firmosin deklaratën e përpiluar nga SPAK, dhe jo atë të Kuvendit.
Sakaq mësohet se kopja e vetme e USB që SPAK ia ka dërguar Kuvendit është futur përsëri në zarf, dhe do të shumëfishohet në 10 kopje aq sa është numri i Anëtarëve të Këshillit, vetëm kur ata të kenë firmosur deklaratën sipas hartimit të SPAK.
Po ashtu mësohet se avokati i Ballukut, Ardian Kalia, ka thënë se është e pamundur 5 ditë kohë që propozuan prokurorët e SPAK për të lexuar 16 mijë faqe dhe prova në USB.
Po ashtu mësohet se avokati i zonjës Balluku, i ka thënë prokurorëve të SPAK, se një prej provave të reja, që i është sjellë Kuvendit, ka qenë e administruar prej tyre, përpara ditës kur zonja Balluku, për herë të parë u njoh me GJKKO me masën e ndalimit për të dalë nga vendi dhe të pezullimit nga detyra/ Tch


