Sorosi “Nongrata” – ANALIZA

spot_img
Advertisements

Unë i kam lexuar këto “Kafka me Kocka”, “Iluminanti”, “Parësia e Sionit”, “Rozikrucianët”, “Karbonarët”, “Dora e Zezë” etj. I kam lexuar herët.

Madje kam shkuar duke lexuar letërkëmbimin mes Rene Guenon dhe Julius Evola, mbi masonerinë, magjinë, anti-modernizmin dhe më tej.

Ato janë histori apo shoqëri të cilat nga mënyra si i paraqet komercializmi, ngjajnë impresionuese. Ngjajnë zbulime, duket sikur më në fund u zbulua e vërteta e njerëzimit. Ai lloj shpjegimi i jep përgjigjje shterruese njeriut mbi gjithçka që ska kapacitet për ta njohur e analizuar; veçse në thelb, interpretimi i botës përmes këtyre shoqërive dhe emrave, është rrenë. Jo rrenë por rrenë e madhe.

Mjafton t’i lexosh historinë përmes këtyre dhe ske më nevojë as për të dhëna historike, as kontekst historik, as sociologji, as histori ekonomie, as etnografi, as histori të fesë, asgjë. Historia konspirative i sqaron thjeshtë, shkurt, dhe gabim. Mirëpo përgjigjja e historisë konspirative është më joshëse, më e ëmbël dhe njeriun gjysëm të ditur e ngroh.

Sot has taksistë, muratorë, tenexheqinj të cilët ta shpjegojnë historinë e botës në pesë minuta dhe në fund të thonë; rri se sdi gjë ti, e kam parë unë diku. Teknologjia është e mirë sepse jep shumë mundësi për informacion, mirëpo ka edhe efektet anësore sepse ndodh që përmes shpjegimeve konspirative prodhon individë të verbër.

Ajo çka quhet konspiracion dhe shpallet si zbulim, është ligjësi normale e pushtetit dhe e jetës. Pra Rothschildët kanë financuar Napoleonin. Ja pra hebrenjt çfarë bëjnë. Ndërkohë familja Baring protestantë gjermanë kanë financuar edhe ata mbretërit e tyre. Britania nga ana e saj financoi mijëra stërlina për reformimin e ushtrisë austriake për ta mbajtur në luftë kundër Francës. Mirëpo kapet veç pjesa e Napoleonit, ata Baringët apo britanikët nuk përmenden sepse nuk përputhet me “fabulën” që duam.

George Sorosi është ai që financon shkatërrimin e familjes, shoqërisë etj. Dakord. Nga ana tjetër janë Rusia dhe vendet arabe që të financojnë klika gangsterësh kudo ku munden; a thua klikat e gangsterëve në ato vende ku ngjiten në pushtet, mbrojnë familjet dhe shoqëritë? Mirëpo “fabula” na e do Sorosin. Këta janë spiunazhet përkatëse, ose linjat e afilacionit. Qëndrimi ndaj tyre nuk është qëndrim ndaj tyre por, ndaj linjës dhe shtetit që ata përfaqësojnë.

Këto janë ligjësi normale të rivalitetit për pushtet. Deri Haxhi Qamili në Shqipëri në vitin 1915; thirrja ishte Dum Babën, dum rkithim në Perandori, ama sipas shërbimeve austriake, lëvizja financohej nga Italia, e zaten edhe nga Greqia. Austria donte Vidin, ndërsa Italia u pendua pse lejoi mbret gjermanik në Shqipëri pasi frikësohej se iu bie filoitalianëve. Ndërsa Greqia ska dashur që në Shqipëri të ketë mbret, aq më tepër gjerman. Cili ishte sebepi i besueshëm për të ngritur në këmbë katunarinë shqiptare për interesa italiane? Sulltani. Se atë e hanin katunaria, smund tiu thuhej duam mbret italian, pasi nuk mobilizoheshin.

Në Shqipëri është gjetur shpëtimi prej një partie opozitare; të dënosh Sorosin. Sorosi nuk është Sorosi. Se sa me leverdi është të shpallësh demone një linjë afilacioni e cila nis në Washington, kalon nëpër City of London e sillet rreth botës, se di. Veçse mirë bëjnë pasi vetëidentifikohen.

Për sqarim: skam punuar me Soros se të përdorim atë të Bamir Topit “nuk i shkojnë formatit tim ato syzet”, mirëpo duhen informuar njerëzit.

-Indrit Vokshi, pjesë e shoqërisë sekrete bukdhanse.

Latest articles

Related articles