“Askujt nuk i intereson karriera juaj më shumë se ju vetë” – këshilla e CEO-s së McDonald’s

spot_img
Advertisements

CEO i McDonald’s, Chris Kempczinski, ka dhënë një këshillë të drejtpërdrejtë për karrierën që, siç thotë ai, “mund t’ju lëndojë ndjenjat”: askujt nuk i intereson karriera juaj më shumë se ju vetë.

Mesazhi i tij për të rinjtë është i qartë: mos prisni që dikush tjetër t’ju hapë rrugën apo t’ju garantojë mundësi — duhet t’i krijoni vetë.

Ai thekson se ideja se ekziston dikush që kujdeset për përparimin tuaj profesional është e bukur nëse ndodh, por nuk duhet të jetë pritshmëri.

Ky qëndrim përputhet me një prirje më të gjerë në tregun e punës, ku besnikëria tradicionale mes punëdhënësit dhe punëmarrësit po zbehet, duke u zëvendësuar nga një kulturë më e orientuar drejt aftësive, kontributit dhe performancës.

Kempczinski përmend edhe një këshillë praktike: organizimi.

Ai thotë se një inbox i rregullt, një kompjuter dhe hapësirë pune të organizuar e ndihmojnë të qëndrojë i fokusuar dhe produktiv.

Në thelb, mesazhi është se secili duhet të jetë “CEO i karrierës së vet”: të marrë përgjegjësi për drejtimin profesional, menaxhimin e kohës dhe energjisë, sepse askush tjetër nuk do ta bëjë këtë në vendin tuaj.

Latest articles

Related articles