Kalaja i përgjigjet Berishës për Shabanin: Pabesia dhe tradhëtia nuk janë gabime! Bëre pazar me eskortën e Yuri Kim

spot_img
Advertisements

Adriana Kalaja ka reaguar ashpër pas deklaratave të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili pranoi publikisht se PD ka firmosur kandidaturën e Endri Shabanit për Avokatin e Popullit, duke rrëzuar qëndrimin e mbajtur një ditë më parë nga selia blu se firmat ishin vendosur gabimisht.

Berisha sqaroi se nënshkrimet ishin dhënë në një periudhë kur Shabani mbështeste kandidaturën e Florjan Binajt dhe kur, sipas tij, ekzistonte një lloj bashkëpunimi moral mes palëve politike. Ky pranim publik ka nxitur reagime të forta brenda radhëve të demokratëve.

Kalaja shprehu indinjatë të thellë, duke theksuar se ajo që ka ndodhur nuk mund të konsiderohet gabim, por pabesi dhe tradhti, të cilat sipas saj janë të patolerueshme dhe të dënueshme. Ajo vuri në dukje se përpjekjet për të kërkuar ndjesë pa arsye dhe për të justifikuar situatën vetëm sa e përkeqësojnë më tej krizën e besimit.

“Sa më shumë kërkoni “ndjesë” për arsyen e pa arsyes, nga ju që nuk keni arsye, ndërkohë që Kryetari i PD-së pranon publikisht “marrëveshjen”, apo shqip pazarin me Eskortën e Yuri Kim, për “mbështetjen” që ky do jepte për kandidatin e pavarur që do “mbështesnit” vetë, tregon sesa jo koherent, kontradiktor dhe në drejtim të paditur jeni”, shkruan ajo.

Postimi i Adriana Kalasë:

Të paktën, heshtni……

Mjaft është mjaft.

Pabesia dhe tradhëtia nuk janë gabime.

Janë faje të patolerueshme dhe të ndëshkueshme.

Sa më shumë kërkoni “ndjesë” për arsyen e pa arsyes, nga ju që nuk keni arsye, ndërkohë që Kryetari i PD-së pranon publikisht “marëveshjen”, apo shqip pazarin me Eskortën e Yuri Kim, për “mbështetjen” që ky do jepte për kandidatin e pavarur që do “mbështesnit” vetë, tregon sesa jo koherent, kontradiktor dhe në drejtim të paditur jeni.

Me veten se, unë dhe Ne jemi të qartë.

Plus që më/na fyeni duke na marë për budallenj dhe të gatshëm se mund të përtypim “çorbën” tuaj gjithë helm.

Ndaj, e vetmja gjë që duhet të bëni, derisa të hiqni dhe pastroni “baltën” dhe turpin që ju ka zënë përfund,

HESHTNI.

Latest articles

Related articles