nga Indrit Vokshi
Po të jem unë kundër Sorosit,
avokatit të Sorosit (Shabanit), sia kisha dhënë firmat as për tu dëgjuar në komision. Hiç, fare-fare, zero mundësi për sorosianët.
Si iu jepka firma armikut ndërkombëtar të demokracisë, atij të cilin edhe Trump e shpalli armik?
Sali Berisha ia dha firmat avokatit të Sorosit. Nuk ia dhanë deputetët. Po tia jepnin ata Sorosit firmat pa urdhërin e tij, ky do t’i kishte shpallur armiq. Doli vetë dhe tha, ia dhamë, por gabuam. Nuk tha “firmosën ata me kokën e tyre”. Pra lërini hipokrizirat sikur e bënë deputetët.
Për ketë “luftë me Sorosin” është shkatërruar PD-ja, mos e harroni. Demokratët u ngritën në 2021 për të “zhdukur George Soros”. Neve që ishim kundër tyre, na kanë akuzuar si sorosianë.
Tani çfarë ndodh? Faktohet publikisht se nuk ishte punë Sorosi. Ai Sorosi ishte përralla, ishte rrena perfekte për t’i çuar demokratët kundër ne të tjerëve. Sot faktohet se ai, luftëtari anti-Soros Sali Berisha, ta ndihmon avokatin e Sorosit për tu zgjedhur Avokat i Popullit; i jep firmat e veta.
E përsëri, anëtarësia e padinjitet dhe e pamoral që Berisha ka, fajin duan tua hedhin deputetëve, sikur ata e bënë me kokën e tyre. Skanë guxim të pranojnë se ishte vetë Sali Berisha që e kaloi kandidatin e Sorosit për votim.
Sepse janë pa dinjitet, pa moral, pa fytyrë, ndjekin rrenën, mashtrimin, shpifjen. Prandaj do të përfundojnë aty ku meritojnë; si ndjekësit e Haxhi Qamilit të cilët u shpërndanë e askush nuk diti më asgjë për ta.


