Të gjithë janë të tronditur në Zakynthos nga vdekja e një djali 2-vjeçar shqiptar në fshatin Agios Leontas, pasi u sulmua barbarisht nga qeni pitbull i familjes. Nëna ka folur për mediat greke duke rrëfyer tragjedinë.
“Vajza ime e vogël më thirri dhe unë vrapova shpejt, kjo është e gjitha që mbaj mend. Djali im i vogël iku” tha nëna.
“Qeni ishte endacak, e kishin lëshuar dhe e morëm sepse njerëzit në fshat bërtisnin se do t’i hante kafshët.
E mora që të kishte një vend për të qëndruar dhe hëngri fëmijën tim. Fëmija më pa, më buzëqeshi dhe mbylli sytë”, tha babai i fëmijës.
Prindërit e fëmijës e çuan atë në Spitalin e Përgjithshëm të Zakynthos, ku mjekët luftuan për ta sjellë në jetë, por për fat të keq nuk ia dolën dot


