“Big Market po vjedh shqiptarët”, gazetari i njohur: Merrni masa, mashtrues dhe hajdutë

spot_img
Advertisements

Rrjeti i supermarketeve “Big Market” po përballet me denoncime të reja nga konsumatorë që e akuzojnë për manipulime me çmimet përkatësisht një praktikë që e bën blerjen më të shtrenjtë se sa çmimi i paralajmëruar.

Shumë herë çmimi që figuron në raft, është më i ulët se çmimi që i kërkohet në arkë.

Edhe gazetari i njohur Mentor Kikia përmes një komunikimi publik në rrjetet sociale ka ndarë të njëjtin konstatim:

“E kam hasur dhe investiguar. Market mashtruese, tjeter cmim shenojne ne rafte, e tjeter del ne fature.
Ti joshesh nga cmimet ne rafte dhe mbush karrocen.
Ti nuk e ve re se cfare shenon kasa kur marr dhjetra produkte.

Por ata jane mashtrues!

Jini vigjilente njerez, verifikoni cmimet, kur shteti dhe hajduti jane nje, merr masat vete!” – shkruan ai.

Latest articles

Related articles