Pas 3 orësh në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, drejtoesha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, ka dalë nga godina pa dhënë asnjë koment për mediat.
Karçanaj, u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme në kuadër të hetimeve për dyshime mbi abuzime me tenderat e zhvilluar nga institucioni që ajo drejton.
Redaksia ka mësuar se gjatë ditëve të fundit janë thirrur rreth 20 punonjës dhe zyrtarë me role drejtuese në AKSHI, një hetim që po kryhet nga prokurori Bledar Maksuti, ndërsa sot në ambientet e SPAK është parë të hyjë edhe drejtoresha e institucionit, Mirlinda Karçanaj.
Karçanaj dyshohet për “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryesisht në tenderët ku dyshohet se fituesi ka qenë i paracaktuar.
Sipas këtyre burimeve, përfitues kryesor i tenderëve në fjalë ka rezultuar kompania Soft & Solution e Ermal Beqirit, ndërsa po hetohet edhe roli i kompanisë Advanced Business Solution të Gerond Meçes.SPAK ka konstatuar veprime të dyshimta, pasi kjo kompani ka ankimuar thuajse të gjitha procedurat e tenderëve të mëdhenj të muajve të fundit që ka organizuar AKSHI, për shkak të konfliktit të saj me Soft & Solution, dhe më pas është tërhequr papritur nga të gjitha ankimimet.


