Prokuroria e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për Elisabeta Dostin, e dyshuar se ka përvetësuar dhe transferuar në mënyrë të paligjshme pasuritë e një shoqërie të privatizuar, duke shkaktuar një dëm prej mbi 1 milion euro ndaj aksionerëve të tjerë.
Sipas hetimeve, Dosti akuzohet se, përmes dokumenteve të falsifikuara, ka kaluar të gjitha asetet e shoqërisë “Prodhim Veshje nr.02” sh.a. në një kompani të themeluar prej saj, duke gjeneruar më pas fitime të konsiderueshme nga shitja dhe dhënia me qira e këtyre pasurive.


