Arrestohet Mogherini| Lita: Kemi të bëjmë me një çmontim të një qarku që ka komanduar BE-në prej vitesh

spot_img
Advertisements

Gazetari, Lavdrim Lita i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se arrestimi i Federica Mogherinit është një çmontim i një qarku që ka komanduar BE prej vitesh.

Lita: Pikë së pari ajo është një zyrtare e lartë e BE.

Ka qenë një nga personat që vendos në politikën e komisionit europian.

Normalisht drejtësia në Belgjikë funksionon.

Edhe për shifra modeste dhe jo për shifrat që kemi në Shqipëri.

Kemi padyshim një abuzim të stilit italian të abuzimit.

Pra të trukimit të atyre tenderave apo atyre letrave për këtë akademinë diplomatike të BE.

Ku ajo kishte fituar një tender po nga vetë BE për rreth 900 mijë euro.

Por mendoj se është më shumë se kaq.

Mendoj se kemi të bëjmë me një çmontim të një fryme, të një qarku që ka komanduar BE prej vitesh.

Që ka qenë Internacionalja Socialiste, pra ajo pjesë e Internacionales Socialiste që bashkë me Antonio Costën e shumë figura të tjera kishin zaptuar pozicione të caktuara dhe mendoj se aty kemi një çmontim përtej abuzimit që kanë gjetur prokuroria belge.

Latest articles

Related articles