Policia e Tiranës ka sekuestruar edhe dy automjete të tjera, një Audi A6 dhe AudiA5, me vlerë rreth 105 mijë euro në kuadër të operacionit të koduar “Stolen Line”.
Njoftimi i policise:
Vijon operacioni policor i koduar “Stolen Line”, i finalizuar një ditë më parë.
Sekuestrohen 2 automjete (“Audi A6” dhe “Audi A5”), me vlerë rreth 105 000 euro.
Një ditë më parë u sekuestruan edhe dy automjete të tjera, me vlerë 110 000 euro.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Tiranë, në vijim të operacionit policor “Stolen Line” si rezultat i punës hetimore për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të trafikimit të automjeteve luksoze, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasit:
-V. M(L)., i cili dyshohet se ka trafikuar automjetin tip “Audi A6” me qëllim shitjen në Shqipëri, i cili rezulton i vjedhur në Gjermani;
-J. C., i cili dyshohet se ka trafikuar automjetin tip “Audi A5” me qëllim shitjen në Shqipëri, i cili rezulton i vjedhur në Bullgari;
Dy automjetet, prodhime të viteve të fundit, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Operacioni policor i koduar “Stolen Line” vijon.
Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme


