Kapet në Spanjë grabitësi shqiptar i argjendarive, hapi kasafortë me stetoskop dhe flet 5 gjuhë të huaja

spot_img
Advertisements

Policia spanjolle ka arrestuar një 42-vjeçar shqiptar të identifikuar si Shamir Hoxha për të cilin është ngritur akuza e grabitjes së 2200 bizhuterive më 28 prill dhe që llogariten me vlerë mbi 1 milion euro. Në atë kohë raportohet se kishte një ndërprerje të plotë të energjisë në gjithë zonën, ndërsa grabitësi vuri në zbatim planin për të cilin ishte përgatitur prej kohësh. Gjithçka ndodhi në katër minuta, kur qendra tregtare Plaza Norte 2 në San Sebastián de los Reyes (Madrid) ishte bosh pa klientë dhe masat e mbrojtjes elektronike dështuan.

Fillimisht ai u ngjit në çatinë e qendrës duke krijuar dhe një hapësirë për të hyrë në argjendari. Pasi arriti në prendësi, kaloi përmes paneleve të gipseve që lidhnin ambientet dhe më tej duke arritur në brendësi të argjendarisë.

Në momentin që u ndalua, më 22 tetor, ai mbante një nga bizhuteritë e vjedhura në qafë dhe afërsisht 3 000 euro në para të gatshme.

Kanë qenë kamerat e sigurisë në zonë, që funksiononin me bateri rezervë, që e kanë filmuar t’i afrohej makinës me të cilën u largua. Nga hetimet rezultoi se të nesërmen, ai ishte larguar në Rumani, ku e braktisi automjetin.

Shamir Hoxha është një figurë e njohur për forcat policore evropiane.
Me origjinë nga Tirana e Shqipërisë, ai ka kaluar vite duke lëvizur midis Spanjës, Italisë dhe Francës, gjithmonë i përfshirë në krime të mëdha financiare. Dosja e tij përfshin grabitje bankash, trafik bizhuterish dhe mashtrime të sofistikuara që synojnë kompanitë e teknologjisë.

Në vitin 2021, thuhet se ai arriti të hapte një kasafortë në Milano duke përdorur vetëm një stetoskop dhe një elektrik dore. Në Paris, gjatë vitit 2023, ai la një shënim të shkruar në murin e një dyqani bizhuterish të grabitur: “Unë marr vetëm atë që më paguan sigurimi”. Ai flet rrjedhshëm pesë gjuhë dhe zakonisht e ndryshon identitetin e tij çdo gjashtë muaj. Ata që e njohin thonë se ai nuk përdor kurrë armë; ai preferon të lëvizë fshehurazi sesa të përdorë dhunën.

Latest articles

Related articles