Lapaj: Nuk jemi mirë në këtë politikë, Rama blen deputetë

spot_img
Advertisements

I ftuar në emisionin “5 Pyetjet” të Ilir Babaramos, Adriatik Lapaj, kryetar i Lëvizjes Shqiptare Behet, bëri kritika të forta për gjendjen politike dhe institucionale në vend. Ai foli për klimën elektorale, veprimet e qeverisë dhe situatën e sistemit politik.“Çojeni vendin në zgjedhje të lira, demokratike, dhe kush të fitojë, në rregull. Vendi, në këto kushte, nuk është mirë. Drejtësia të gjen në flagrancë duke bërë shkelje të mëdha, ndërsa ti akoma rri me kërcënime.Ti para zgjedhjeve bën legalizime, jep leje për objekte ndërtimi e shumë gjëra të tjera. Më pas ti blen disa deputetë dhe i vendos disa aty. Në përfundim, nuk jemi mirë në këtë politikë. Sistemi është shumë i bllokuar,” shprehet Lapaj.

Latest articles

Related articles