nga Dritan Demiraj
Shpesh herë deklaratat zyrtare që vijnë nga vizitat e përfaqësuesve të BE-së në Shqipëri përqendrohen tek “progresi”, “reformat” dhe “arritjet institucionale”.
Por realiteti i përditshëm që jetojnë qytetarët paraqet një kontrast të fortë.
▪️ Emigrimi masiv vazhdon, veçanërisht tek të rinjtë, duke treguar për mungesë shprese dhe mundësish reale në vend.
▪️ Varfëria dhe pabarazia po thellohen, duke e bërë jetën e përditshme gjithnjë e më të vështirë për shumë familje.
▪️ Shërbimet shëndetësore shpesh janë larg standartit të duhur dhe qytetarët përballen me mungesë mjekësh, pajisjesh dhe kujdesi bazik.
▪️ Arsimi, nga kopshti deri në universitet, kalon ngërçe të vazhdueshme që ndikojnë drejtpërdrejt cilësinë e edukimit të brezave të rinj.
▪️ Sistemi i drejtësisë dhe lufta kundër korrupsionit vazhdojnë të jenë çështje delikate, sidomos kur dalin në dritë skandale që përfshijnë zyrtarë të niveleve të larta.
Këto mospërputhje mes deklaratave optimiste dhe realitetit të përditshëm krijojnë tek qytetarët një ndjenjë mosbesimi dhe zhgënjimi. Shumë njerëz nuk ndihen të përfaqësuar dhe as të mbrojtur nga institucionet që pretendohet se po reformohen.
Duke u bazuar tek përditshmëria, qytetarët presin më shumë transparencë, më shumë llogaridhënie dhe më pak retorikë, pavarësisht se kush është në pushtet dhe kush vjen për vizitë zyrtare.
Pikerisht të gjitha sa më lartë, shfaqin qartë gënjeshtrat e Brukselit dhe talljen e tyre me popullin Shqiptar.


