News24 ka publikuar detaje të reja nga dosja për çështjen “Balluku”, që ka çuar pas hekurave vartës të saj, si në rastin e ish-kreut të ARRSH-së, Evis Berberi, ndërsa dy të tjerë janë lënë në “arrest shtëpie”.Në një nga bisedat ku flitet në lidhje me shpalljen e fituesit të lotit 4 të Unazës së Madhe, Balluku e “këshillon” Berberin që procedura të shtyhet për ditën e mërkurë.
“Jo, te mërkurën, ikni shijoni fundjavën. Merruni me pune serioze”, shkruan zëvendëskryeministrja, ndërsa i tërheq vëmendjen vartësit të saj për një person që u nxjerr informacionet. “Ke një plehrë aty qe flet”, shprehet ajo.
PJESE NGA DOSJA
Në datën 01.10.2021, në orën 10:47, shtetasja Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin “Behu gati per unazat te henen ne mengjes”.
Në orën 10:48, Evis Berberi: “Njoftimin? Apo inspektim”. Në orën 10:48, Belinda Balluku: “Njoftimin more”.
Në orën 10:48-10:49, Evis Berberi: “Jo sot ne darke? Ska ndryshim?”.
Në orën 10:49, Belinda Balluku: “A do ti nxjerresh ne darke sot? Shume mire Por do te te them”.
Në orën 10:50, Evis Berberi: “Ok po pres po mé duhen 3 ore kohe nese ka ndryshime”. Në orën 10:52, Belinda Balluku: “Asnje ndryshim”.
Në orën 10:52, Evis Berberi: “Ok”.
Në orën 10:52, Belinda Balluku: “Thjeshte te bej kengen Por jam ne kukes”.
Në orën 16:12 Evis Berberi: “Unazat nga ora 10 e darkes”.
Në orën 21:18, Evis Berberi: “Te vazhdojme apo te presim per neser”.
Në orën 21:31-21:32, Belinda Balluku: “Jo, te mërkurën Ikni shijoni fundjavën Merruni me pune serioze Ke nje plehre aty qe flet”.
Në orën 21:33, Evis Berberi: “Cfare ka dale Ok te merkuren”.
Në datën 05.10.2021, në orën 12:50, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin “Ka ardhur Stop dhe kerkon informacion per proceduren e prokurimit Loti 1 (Shqiponja). I thame bej kerkese me shkrim te marresh pergjigje e beri, kerkojne te dine nese eshte shpallur fituesi, ka pasur ankesa, nese nuk eshte shpallur pse jo? Ben dhe nje kronike jashte dhe iken”.
Në orën 12:50-12:51, Belinda Balluku: “Te plasi trapi Bej punen dhe zbato ligjin Kur te te vi ty afati i pergjigjes, do kesh mbaruar me procedurat Neser publikoji te gjitha ne darke`.


