Ilir Kulla: Në dhjetor do ketë ndryshime në qeverinë Rama 4

spot_img
Advertisements


Analisti Ilir Kulla parashikon ndryshime në qeveri në fund të vitit, duke i cilësuar si ministra teknicienë dhe kalamaj, pjesëtarët e kabinetit.

Duke folur për emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit në MCN TV, ai tha se Kryeministri Edi Rama do jetë i detyruar që të bëjë ndryshime në qeveri, për shkak se ministrat nuk mbajnë dot peshë.

Kur u morën 83 mandate, u morën shumë dhe 83 mandate ishin peshë shumë e rëndë dhe ai duhet të bënte qeveri politike, por ai bëri qeveri vetëm me teknicienë dhe njerëz që nuk mbajnë peshë.

Unë parashikoj që në dhjetor do ketë ndryshime të reja në qeverinë shqiptare. Rama do jetë i detyruar të bëjë ndryshime, se këta kalamajtë që ka vënë ai këta, nuk mbajnë dot peshë.

Ka marrë 83 mandate dhe asnjëri nuk mban peshë, po ndodhin gjithë këto dhe asnjëri nga ata nuk del të thotë një gjë në publik.

Sipas tij, ndërkombëtarët nuk duan që të ndërhyhet në çështjet e drejtësisë.

A është më i rëndësishëm ligji apo demokracia? Rama është kujtuar pak vonë. Duhej të kujtohej kur u arrestua kryetari i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri për 400 mijë lekë të vjetra në xhep. I njëjti parim. Çfarë është më e rëndësishme, demokracia apo ligji? Duhet të kujtohej kur u bë fjalë për kryetarin e opozitës që ishte deputet, njeri i zgjedhur se dhe për Sali Berishën kështu dolën një detyrim paraqitje dhe një ndalim dalje nga vendi. Duhej të kujtohej edhe kur u arrestua ish-Presidenti i vendit. Duhet ta bënte betejën në rastin e kryetarit të bashkisë së Tiranës, tani është vonë. Tani është vonë sepse ka dalë një vendim i Gjykatës Kushtetuese para disa muajve që kishte subjekt deputetin Sali Berisha, edhe atëherë një vendim i Gjykatës Speciale, për të cilin Kushtetuesja i dha të drejtë GJKKO që mund të merrte masë shtrënguese për daljen jashtë vendit dhe detyrimin e paraqitjes pa kaluar në parlament. Nuk e di se çfarë shpresin të mbërrijë në Gjykatën Kushtetuese. Ai ka të drejtë kur flet për personat e zgjedhur, por kjo gjë duhet të fillojë shumë më përpara se tashmë është shumë vinë. Vendimi që kanë marrë me Belinda Ballukun, duhet të ishte për të gjithë njerëzit. Nuk e pezullonin dot Berishën nga detyra, por ajo që i bën atij ishte pezullim detyre. Se ndalimi i daljes jashtë shtetit, pezullim detyre është se ai si kryetar opozite duhet të dalë jashtë shtetit. Tani i erdhi Ramës te dera. Është hera e parë që Gjykata Speciale dhe Prokuroria Speciale po merret drejtpërdrejtë me qeverinë, pasi mbaroi punë me opozitën. Rama është kujtuar shumë vonë. Dhe të hajt nëse ka një gjë që nuk duan të dëgjojnë është çdo lloj cekje kompetencash e drejtësisë. Rama është treguar i kujdesshëm se ndërkohë që flasim kanë ndodhur shumë veprime hetimore.

Latest articles

Related articles