“Më futën në një qeli me 11 veta” – Dr. Edvin Prifti tregon ditët e vështira. Fola kundër Pandemisë

spot_img
Advertisements

Mjeku kardiokirurg, Edvin Prifti, ka folur hapur për përballjen me drejtësinë dhe periudhën e izolimit në paraburgimin e Tiranës, gjatë një interviste në emisionin “Kjo Javë”. Ai u ndal tek akuzat që çuan në arrestimin e tij për 3 javë, si dhe tek ndikimi që patën deklaratat e tij për COVID-in dhe vaksinat.

Prifti tha se asnjëherë nuk e kishte menduar se do ta gjente veten në burg, duke theksuar se gjithçka nisi pasi ai vendosi të shprehte hapur opinionet e tij mbi pandeminë.

“Unë kisha një vit që nuk mund ta zhbëja dot veten time dhe të mos thoja të vërtetat e mia. Sot pas 5 vitesh kanë rezultuar të vërteta një pjesë e mirë e atyre që kam thënë”, u shpreh ai.

Mjeku kujtoi momentin e hyrjes në qeli, të cilin e përshkroi si përvojën më të vështirë.

“Momenti më i vështirë ka qenë dita e parë kur na futën në një qeli me 11 veta. Kushtet në burg nuk janë ato që thuhen. Në një korridor me 10 dhoma, secila kishte nga 10 burra. Nuk kishte as krevate për të gjithë”, tha Prifti, duke shtuar se në burg ndihet “i fyer dhe i shtypur”.

Megjithë vështirësitë, Prifti tregoi se ka gjetur edhe mirëkuptim nga kolegët dhe të njohurit.

“Kur kam dalë nga burgu, kanë ardhur me buqeta me lule, më kanë ftuar të hamë një ëmbëlsirë. Kam ndjerë një lloj keqardhjeje dhe dashamirësie”, tha mjeku.

Ai shtoi se ka qenë i përgatitur psikologjikisht, duke kujtuar edhe historinë e familjes së tij, në vitet e para pas Luftës së Dytë Botërore.

“Unë nuk e mendoja kurrë se mund të më ndodhte një gjë e tillë. Kam pasur raporte të mira me këdo dhe jam munduar të ndihmoj këdo që më ka kërkuar ndihmë”, deklaroi Prifti.

Mjeku la të kuptohet se mjedisi i punës dhe përzgjedhja e kolegëve shpesh varen nga qeveria, por ai vetë ka ruajtur marrëdhënie të drejta me të gjithë.

Latest articles

Related articles