U godit për vdekje nga betonierja në Itali, zbulohet identiteti i shqiptarit

spot_img
Advertisements

Një punëtor shqiptar ka gjetur vdekje në Pozallo (Ragussa) të Italisë, teksa u aksidentua në punë.

Shqiptari që humbi jetën tragjikisht është Artur Deliu, 36 vjeç. Aksidenti ndodhi për shkak të një defekti mekanik të betonierës që po shkarkonte beton në çatinë e një objekti, ku mekanizmi i hekurt i krahut u shkëput dhe goditi dy punëtorët.

Për fat të keq shqiptari humbi jetën dhe kolegu i tij u plagos rëndë.

Aktualisht një aktivitet për mbledhjen e fondeve është duke u zhvilluar për të mbështetur familjen e punëtorit shqiptar Artur Deliu, i cili vdiq në një kantier ndërtimi në Corso Vittorio Veneto.

Ai la pas një grua dhe dy fëmijë. Komuniteti i Pozzallo dhe më gjerë është mobilizuar për të ofruar mbështetje konkrete për familjen e Artur Deliut.

Latest articles

Related articles