Gazetari dhe analisti, Lavdrim Lita i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me seancën e sotme në Kuvend dhe gjestin e opozitës ndaj kryeministrit Edi Rama. Lita u shpreh se kthimi i kurrizit ndaj Ramës njihet si flash mob dhe përdoret nga shoqatat sorosiste.
Sipas tij opozita në vend që të flasë në sy me kryeministrin largohet nga Kuvendi. Ai e ka cilësuar si bipolaritet që opozita një ditë proteston dhe një ditë tjetër kur Rama shkon në Kuvend kthejnë shpinën.
“Na e ka thënë OBSH se në Shqipëri ka shumë probleme me shëndetin mendor. Një ditë protesta, ditën tjetër shkohet me Damian Gjiknurin për të bërë reformën zgjedhore, 3 ditë më pas i kthehet kurrizi kryeministrit kur duhet ta shohin në sy dhe t’ia plasin të gjitha ato që kanë për të thënë.
Kur del ajo që e kanë akuzuar për korrupsion dhe vjedhje masive ikin nga Kuvendi. Këtu ka bipolaritet, ka skizofreni të tepruar në Kuvendin e Shqipërisë. Ka sjellje skizofrenie, tjetër gjë bëjnë tjetër gjë thonë. Këmbët e çojnë në protestë, koka e çon te reforma në drejtësi për ti vënë lakun SPAK-ut.
Flash mob-i që përdorën ata është teknikë që e përdorin shoqatat sorosiste për të denoncuar një akt. PD bën flash mod në Kuvend, nuk e di kush i ka thënë Berishës ose Gaz Bardhit të bëjnë flash mob në Kuvend, ata janë veshur me kostum e kollare duhet ta shohin kryeministrin në sy. Ai shyqyr po u vjen aty e ti thonë 1,2,3,4. Ku shkon ti,” tha ai.


