Av. Genc Gjokutaj ka reaguar pas deklaratës së ideologut të PD Ilit Vrenozi që nuk do të vijë në protestë. Fjalët e avokatit të Berishës janë të forta dhe kanë shkaktuar reagime të ndryshme.
Komunikimi
Te nderuar Miq!
Po lexoj qe paska demokratë të zhgënjyer që nuk do të marrin pjesë nesër në protestë!
Ok! E drejta e tyre! Por mungesa e paralajmëruar nuk ka vlerë për protestën por për ata që nuk e duan atë! Pra për KM dhe taborrin e tij!
Protesta do të bëhet edhe më e fuqishme edhe me mungesat e paralajmëruara nga njerëz që betejat i bëjnë me kushte!
Demokratët do të qëndrojnë për të mbajtur gjallë Demokracinë!
Kush zhgënjehet në agoninë e Pushtetit dhe në prag të rënies së tij është dezertor!
Nesër në orën 18.00 përpara Kryeministrisë së pushtuar nga Mafia!
Për të mos u larguar deri në rrëzimin e Neodiktaturës! G🙏✌️👏🇦🇱🇽🇰🇺🇸


