Ndërron jetë edhe Muçi Sheqeri, i AMP, pas atentatit në Rinas

spot_img
Advertisements

Ka ndërruar jetë pas 4 ditësh në spitalin e Traumës punonjësi i AMP-së Mustafa Sheqeri alias Muç Shaljani.

Ai mbeti i plagosur rëndë në atentatin e Rinasit më 11 nëntor, ku u ekzekutua me breshëri plumbash Gilmando Dani, i besuari i Emiljano Shullazit.

Burime nga spitali bëjnë të ditur se i plagosuri i Rinasit ka ndërruar jetë në orën 3 të mëngjesit.

Atentati ndodhi mesditën e së martës, kur Gilmando Dani, i njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, i shoqëruar nga Mustafaa Sheqeri u qëlluan me breshëri plumbash kallashnikovi sapo dolën nga rrethimi i aeroportit të Rinasit.

Tre persona të armatosur dolën nga makina tip “Toyota” dhe qëlluan me breshëri plumbash drejt makinës tip “Mercedez Benz” të bardhë ku udhëtonte Dani dhe Sheqeri dhe që drejtohej nga ky i fundit.

Latest articles

Related articles