Pritet sulm nga Greqia ? Rama i kërkon ndihmë Italisë! Më shpëto…

spot_img
Advertisements

Dy gazetarë të regjimit të Tiranës ishin marrë me avionin e Sinan Idrizit për ti bërë një pyetje, më saktë, një kërkesë kryeministres Italiane Giorgia Meloni për të mbrojtur me shërbime speciale Edi Ramën, në rast të një sulm të befasishëm nga Athina. Halli u bë me tellall.

Kryeministri Edi Rama u shpreh besimplotë se çdo çështje me Greqinë do të jetë zgjidhur deri në vitin 2028. Kohë kjo që përkon me marrjen e kryesisë së Këshillit Europian nga Italia, e që shihet si synim nga vendi ynë për të nisur negociatat politike për anëtarësimin në BE.

Deklaratën e bëri gjatë konferencës për shtyp me homologen italiane, pas mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive që u mbajt këtë të enjte në Romë.

“Unë do të thoja që si Italia, ashtu edhe Greqia janë dy vende fqinje. Pasi ka kaluar një moment jo të lehtë, ne jemi në rrugën e duhur. Po punojmë mirë së bashku. Për ne, vlerat, parimet e mbrojtjes së pakicave janë vlera dhe parime të pandashme nga ekzistenca e Shqipërisë demokratike. Dhe kur Greqia vepron përpara nesh, apo na thërret në këtë drejtim, apo na bën ndoshta ndonjë vërejtje, janë të mirëseardhura. Ndërkohë, ne jemi duke punuar edhe për pjesën tjetër dhe unë jam shumë optimist për faktin që për vitin 2028, kohë kur Italia do të ketë kryesinë dhe Giorgia do të duhet të drejtojë negociatat politike për anëtarësimin e Shqipërisë në Europë, nuk do të ketë nevojë t’i tërheqë veshin Qirjakos, sepse do të thotë që deri atëherë do të kemi zgjidhur gjithçka”.

Ndërsa Meloni, duke iu përgjigjur pyetjes se çfarë do të bënte Italia nëse do të kishim një problem nga Greqia, ajo u shpreh:

“Është e qartë që ne do të mbështesim mbylljen pozitive të dialogut politik. Por mund të them, e di që ka disa fërkime, vështirësi. I njoh miqtë e mi grekë dhe dua të them që janë njerëz që kanë punuar gjithmonë për të mirën dhe të ardhmen e Europës. Kjo besoj mjafton për të thënë që nuk ka gjë për t’u druajtur në këtë drejtim”

Latest articles

Related articles