Orlando Gjoka është 21-vjeçari, i cili ra në prangat e Policisë së Tiranës, pasi akuzohet se mashtronte qytetarët në rrjete sociale duke u ofruar atyre kredi të rreme, duke përdorur emrin dhe logon e Bankës Kombëtare Tregtare.
Uniformat blu informojnë se Orlando Gjoka kishte krijuar një profil të rremë në rrjete sociale, duke përdorur logon dhe emrin e Bankës Kombëtare Tregtare, me qëllim mashtrimin e qytetarëve.
Ai kontaktonte qytetarët, përmes platformave të ndryshme online, duke iu ofruar kredi të rreme pranë bankës, ndërsa nëpërmjet aksesit të paautorizuar në llogaritë e tyre bankare, arrinte të boshatiste fondet.
Në rastet kur llogaritë nuk kishin para, ai i shtynte qytetarët të depozitonin shuma nga 750 deri në 1 500 euro, me premtimin e rremë të një kredie prej 15 000 eurosh.


