Prokuroria e Tiranës ka lëshuar tetë masa sigurie ndaj administratorit të kompanisë “CFO Pharma” dhe disa punonjësve të Fondit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Redaksia mëson se bëhet fjalë për Alba Zylfo, Jona Berberi, Lorela Ballabani Spartak Zekja, Frigul Milla, Zade Mali, Romina Agalliu dhe Esjana Gjishti.
Hetimet zbuluan një skemë mashtrimi me inventarë dhe fatura fiktive për barnat “Foster” dhe “Trimbow”, përmes të cilës përfitoheshin fonde të rimbursimit nga FSDKSH në vlera të mëdha.
Në qendër të skemës ishte “CFO Pharma” në bashkëpunim me subjektet “Pharma Plus” dhe “Medix Albania” dhe me zyrtarë të Fondit. Janë ekzekutuar shtatë masa sigurie, ndërsa administratori i “CFO Pharma”, F.M., është shpallur në kërkim.
Ndaj Drejtorit të FSDKSH dhe disa punonjësve janë vendosur masa ndalimi, pezullimi dhe detyrimi për t’u paraqitur në polici.


