Ish ministri Demiraj: Mbështes Florian Binaj për Tiranën, thirrje për qytetarët

spot_img
Advertisements

nga Dritan Demiraj

Tirana ka nevojë për një frymë të re – për një njeri që nuk vjen nga partitë, por nga populli. Florian Binaj nuk është pjesë e asnjë partie politike, ndaj çdo qytetar, pavarësisht bindjeve të veta, mund ta votojë me ndërgjegje të pastër.

Prej vitesh kemi parë si është keqpërdorur bashkia e Tiranës. Korrupsioni, betonizimi i qytetit dhe shpërdorimi i parave publike kanë lodhur çdo qytetar të ndershëm. Është koha që qyteti të kthehet në duar të ndershme, në duar njerëzish që e duan Tiranën pa interesa.

Flori vjen nga një familje punëtore, e ndershme, njerëz të thjeshtë që kanë jetuar gjithmonë me dinjitet. Kam pasur fatin të njoh babain e tij – mik dhe komshi për shumë vite – një njeri model, punëtor dhe i respektuar. Kushdo që respekton këtë familje, e di se Flori e ka trashëguar ndershmërinë dhe dashurinë për njerëzit.

Në një kohë kur politika është kthyer në biznes, Florian Binaj përfaqëson qytetarin e zakonshëm, njeriun që kupton hallet e popullit.

Tirana ka nevojë për një ndryshim të vërtetë – dhe ky ndryshim mund të vijë vetëm nga njerëz të Flori.

Nderkohe ju ftoj qe te mos e votoni Luleshtrydhen sic e therrasin miqte e ngushte, pasi ajo perfaqeson nje individ pa asnje vlere shoqerore, njeri qe do te jete atje vetem per interesat e shefit te Rilindjes, thjeshte kujtoni vjedhjet dhe korrupsionin e saj pa fund edhe per rrjedhoje eshte atje vetem per te hedhur firmat e kryetarit.

Votoni për Tiranën e njerëzve të ndershëm. Votoni Florian Binaj.

Latest articles

Related articles