Morën peng e torturuan! Kush janë shokët e “Duçes”, njëri u masakrua me thikë në mes të Bilishtit

spot_img
Advertisements

Alti Nallbani pse Duçja, vëllai i deputetit demokrat Bledion Nallbati, është një ndër tre personat e arrestuar mbrëmjen e sotme nga policia. Marsel Buci, Trajan Çeliku dhe Alti Nallbani, akuzohen se kanë rrëmbyer dhe kanë torturuar në banesën e njërit prej tyre, Ilir Topçiun në fshatin Vishocicë, i cili aktualisht ndodhej në ‘arrest shtëpie’.

Burime për media kanë bërë me dije se ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë ndërsa sot është finalizuar aksioni policor.

Njëri prej personave të akuzuar, Trajan Çeliku 37 vjeç rezulton me precedentë të mëparshme kriminale. Më datë 2 tetor të këtij viti ai u përfshi në një sherr ku dhe mbeti i plagosur me thikë.

Ndërkohë Alti Nallbati dhe vëllai i tij deputet, Bledion Nallbati në maj të këtij dhunuan një shofer kamioni në qytetin e Bilishtit. Sipas dëshmive të tyre, kamioni ishte me shpejtësi dhe se për pak mund t’i aksidentonte.

Për mediat, demokrati ka thënë se ajo ngjarje e regjistruar në prag të zgjedhjeve parlamentare, ishte iniciuar nga kryeministri Edi Rama për të baltosur figurën e tyre dhe për të hequr vëmendjen e vizitës së Nallbatit në qytet. Lidhur me këtë ngjarje, për Alti dhe Bledion Nallbatin gjykata ka caktuar masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’.

Latest articles

Related articles