Mark Fleming, zëvendës ndihmës Sekretar i Shtetit në SHBA ka qenë të mërkurën në Prokurorinë e Posaçme.
Zyrtari i lartë amerikan ka zhvilluar takim me kreun e SPAK, Altin Dumani dhe dy prokurorë të tjerë.
Në kuadër të mbështetjes dhe rakordimit me SPAK, Fleming ka takuar ministren e Brendshme të Shqipërisë Albana Koçiu si dhe ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari, si dhe funksionarë të tjerë të lartë.


