Një incident i pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në gjyqin që po mbahet mes ish-ministrit të mrbojetjes Fatmir Mediu, dhe banorëve të fshatit Gërdec, të cilët kërkojnë drejtësi për jetët e familjarëve që humbën në shpërthimin e fuqishëm të 17-viteve më parë.
Në gjykatë Mediu ka akuzuar banorët e Gërdecit se janë të mbështetur nga Soros, duke u thënë me të madhe se ka 15-vite që endet gjykatave duke dëgjuar akuzat e tyre.
Mediu tha: Kjo zyrë është ngritur me fondet e Soros, është fakt. Kemi 15 vite që ju dëgjojmë.
Kaq ka mjaftuar që Feruzan Durda, babai i 7-vjeçarit Erison Durda që humbi jetën nga shpërthimi i fuqishëm, t’i kthehet me të madhe ish-ministrit duke i thënë:
“15 vjet kam unë që pres. Nuk e financon Soros, se e ka marrë në 2008 çështjen. Mos të thotë kemi 15 vjet që ju dëgjojmë, se jemi ne ata që presim. Duhet ta kishim djalin 25 vjeç. Ka ditëlindjen sot.”
Erison Durda kishte dalë për të luajtur me biçikletë në 15 mars 2008, por nuk u kthye më i gjallë për shkak të shpërthimit të madh.
Familjarët e viktimave të Gërdecit prej vitesh përballen me procedura burokratike gjykatave të vendit, duke mos gjetur drejtësi për të afërmit e tyre që humbën jetën tragjikisht dhe pa asnjë faj.


