Trump do ta ndajë Kosovën? – ANALIZA

spot_img
Advertisements

nga Indrit Vokshi

Në Kongresin e ShBA është paraqitur projektligji i cili ndalon ndryshimin e kufinjve në Ballkan.

Me ketë ligj ShBA merr angazhim që të mos mbështesë asnjë politikë e cila synon ndarjet territoriale, ndryshimin e kufinjve, shkëputjen.

Të gjithë ata që thonin se me rikthimin në pushtet Donald Trump do të mbështesë ndarjen e Kosovës sepse ai mbështet serbët, janë zhgënjyer.

Janë zhgënjyer sepse ata nuk kanë lexuar deklaratën e Trump kur emëroi Sekretar të Shtetit Marco Rubion. Trump shkruajti se ka emëruar Sekretar Shteti një mik të ngushtë të aleatëve transatlantikë (nënkupto Europën).

Në projektligj amerikanët mbështesin manaxhimin dhe angazhimin e BE në Ballkanin Perëndimor dhe kërkojnë që paktet të finalizohen sipas negocimit me BE, duke përmendur marrëveshjen e Ohërit me Gjermani-Francë.

Megjithë problemet përkatëse ShBA është shtet dhe ka programe strategjike. Nuk është shtet i individit por i institucioneve.

Latest articles

Related articles